Para, prona, toka e makina: Kjo është pasuria e ministrave të qeverisë së Albin Kurtit

Kuvendi i Kosovës, me 67 vota pro dhe 30 abstenime, zgjodhi Albin Kurtin për të udhëhequr kabinetin e ri qeveritar të Kosovës. Kurti, në menaxhim, do të ketë 3 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.

Sipas përllogaritjeve të dala nga raportet e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), del se kryeministri Albin Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë eurosh, mbi 11 mijë euro para të gatshme dhe rreth 232 mijë euro detyrime emër të bashkëshortes. Ai thotë se nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

Për sa u përket parave të gatshme, Kurti ka deklaruar se ka rreth 1,800 mijë euro në xhirollogari bankare, ndërsa mbi 11 mijë e 400 euro janë në emër të bashkëshortes. Nga të hyrat vjetore, ai thotë se nga paga ka marrë 8 mijë e 700 euro.

Vartësi i parë i Kurtit, Besnik Bislimi, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në emër tij, të blera me kredi, në vlerë prej 380 mijë euro, kurse në emër të bashkëshortes, ka një banesë në vlerë prej 48 mijë eurosh, po ashtu e blerë me kredi.

Bislimi thotë se ka dy vetura, njëra në emër të bashkëshortes, në vlerë të përgjithshme prej 32 mijë eurosh. Në deklarimin e pasurisë, tregon se nuk ka aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale. Zëvendëskryeministri i parë, tregon se ka 20 mijë euro para të gatshme, kurse detyrimet financiare të tij janë 260 mijë euro.

Të ardhurat vjetore të Bislimit janë nga AUK dhe nga Ministria e Financave dhe Transfereve deri sa ishte në krye të këtij institucioni.

Disa nga ministrat aktualë të Qeverisë Kurti II nuk kanë ushtruar funksione publike, për të cilët mungojnë raportet e deklarimit në AKK.

Një prej tyre është edhe Donika Gërvalla, e cila është emëruar zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme.

Vartësja e tretë e kryeministrit Kurti është Emilja Rexhepi, e cila është emëruar zëvendëskryeministre. Rexhepi thotë se ka tokë nga trashëgimia në vlerë prej 470 mijë eurosh. Ajo posedon një veturë Mercedes E Class, në vlerë prej 15 mijë euro.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi në deklarim thotë se nuk ka para të gatshme, aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale. Sipas deklarimit, ajo tregon se ka një kredi në vlerë prej 10 mijë eurosh. Nga të hyrat vjetore, Rexhepi thotë se ka mbi 17 mijë euro, kurse 3,800 euro janë nga mëditjet.

Albin Kurti, kryeministër

Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: Nuk ka

Para të gatshme: 1,800 euro dhe 11,400 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 232 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 8,700 euro

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Europiane, Zhvillim dhe Dialog

Pasuri: 380 mijë euro dhe 48 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 28 mijë euro dhe 4 mijë euro në emër të bashkëshortes

Para të gatshme: 13,800 euro dhe 6,200 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 215 mijë euro dhe 45 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 4,200 euro

Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme

Mungon raportimi në AKK

Emilja Rexhepi, zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut

Pasuri: 470 mijë euro nga trashëgimia familjare

Veturë: 15 mijë euro

Para të gatshme: Nuk ka

Detyrime: 10 mijë euro

Të hyrat vjetore: 21 mijë euro

Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë

Pasuri: 400 mijë euro nga trashëgimia familjare

Veturë: 12 mijë euro dhe 15 mijë euro në emër të bashkëshortes

Para të gatshme: 1,300 euro dhe 100 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 22,500 euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 8,000 euro

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë

Pasuri: 75 mijë euro në emër të bashkëshortit

Veturë: 5 mijë euro në emër të bashkëshortit

Para të gatshme: 500 euro në emër të bashkëshortit

Detyrime: 24 mijë euro

Të hyrat (ardhurat) vjetore: 7,500 euro

Xhelal Sfeçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

Pasuri: 1.95 milionë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 4 mijë euro

Para të gatshme: 3,500 euro

Aksione: 6 mijë euro

Detyrime: 54 mijë euro

Të hyrat vjetore: 1,200 euro

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes

Mungon raportimi në AKK

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Pasuri: 61 mijë euro

Veturë: 3,100 euro

Para të gatshme: 11 mijë euro

Letra me vlerë: 23,400 euro

Detyrime: 35 mijë euro

Të hyrat vjetore: 15,600 euro

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë

Mungon raportimi në AKK

Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Pasuri: 50 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 3 mijë euro

Para të gatshme: 3,300 euro

Detyrime: Nuk ka

Të hyrat vjetore: 4,800 euro

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Pasuri: 15 mijë euro dhe 85 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 8,500 euro

Para të gatshme: 1,800 euro dhe 18,700 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 5 mijë euro dhe 6 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 22 mijë euro

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Pasuri: 380 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 11 mijë euro

Para të gatshme: 850 euro dhe 540 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 33 mijë euro dhe 13 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

Arbërije Nagafci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Pasuri: 70 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 18 mijë euro

Para të gatshme: 1,100 euro e përbashkët

Detyrime: 62 mijë euro

Të hyrat vjetore: 28 mijë euro

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Pasuri: 190 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 12 mijë euro

Para të gatshme: 1.39 euro dhe 1,168 euro në emër të bashkëshortes

Aksione: 1 mijë euro

Detyrime: 80 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal

Pasuri: 225 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 15 mijë euro

Para të gatshme: 3,500 euro

Detyrime: 670 euro

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal

Pasuri: 110 mijë euro dhe 35 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 5 mijë euro

Para të gatshme: 39 mijë euro

Detyrime: 30 mijë euro

Të hyrat vjetore: 27 mijë euro

Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim

Pasuri: 445 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 10 mijë euro

Para të gatshme: 50 mijë euro

Detyrime: Nuk ka

Të hyrat vjetore: 13 mijë euro.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28% të votave apo 58 deputetë  në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 deputetë.

Nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të 10 postet e garantuara; 2 poste i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga 1 post e kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës./Monitor

Shtuar 4.04.2021 09:04