Pamje të frikshme, momenti kur polici vret kolegun brenda në komisariat (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në komisariatin numër 3 në Tiranë, ku një polici qëlloi për vdekje kolegun e tij.

Në media ka dalë video e momentit kur Ludian Zaimi qëllon me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç.

Nga pamjet shihet se si në ambientet e Komisariatit nr.3 ku ndodhi ngjarja e rëndë ndodhen disa efektivë policie të ulur nëpër karrige, në pritje të ndërrimit të turnit.

Autori del jashtë, ndërkohë që pak para tij ka dalë edhe viktima, i cili shihet i ulur në shkallët e komisariatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pak para se të ndaheshin detyrat për turnin e tretë.

Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit ndodhi një konflikt banal./albeu.com

Shtuar 24.05.2022 18:24