Paloka fton mediat në zyrën e tij të shohin formularët: Vetëm mos filmoni emrat

Kryetari i Këshillit të Kuvendit, Edi Paloka ka ftuar ditën e sotme në zyrën e tij mediat për të parë nga afër formularët e dorëzuar në zyrën e tij për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Paloka në fjalën e tij ka theksuar se detyra e tij është që të depozitoj formularët që i ka sjellë pala tjetër, sa i përket verifikimit të firmave të delegatëve ajo do të bëhet ditën e kuvendit nga komisioni i mandateve pasi unë nuk i njof të gjithë.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk duhet të filmohen emrat e personave që kanë nënshkruar, pasi sipas tij, ato do të verifikohen vetëm në datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar.

“Verifikimi i emrave bëhet në komisionin e kuvendit, unë kur të kontaktoj me firmëtarët apo me përfaqësuesit e tyre do të ishte mirë që atë ditë para se të nisë kuvendi të harxhojnë më shumë kohë dhe të lexojnë para jush emër për emër të gjithë firmëtarët. Për të vertetuar që janë apo jo këto firma si deklarohet. Kam 4200 formularë këtu, por sesi janë do të verifikohen ditën e kuvendit me komisionin e mandateve. Unë këtu jam si kryetar i këshillit dhe një palë që ka mbledhur firmat më ka kërkuar të depozitoj firmat. Ky është kuvend i jashtëzakonshëm dhe procedurat e statutit parashikojnë mbledhjen e një kuvendi në kushte të zakonshme. Unë nuk kam firmosur dhe nuk jam te ato që e kanë kërkuar këtë kuvend por që nga unë i pari jemi të detyruar që të zbatojmë kërkesën e shumicës. Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim nuk e zbaton këtë”, ka thënë Paloka./albeu.com/


Shtuar 12.11.2021 10:36