Pajtohen Ola dhe Jasmina, kalojnë bashkë pushimet (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë e ftuar në “Top Arena”, Ola e Për’puthen zbuloi se i kishte dhënë fund miqësisë me Jasminën.

“Nuk e di e kam unë fajin apo e kanë tjerët, por me të gjithë kam ulje ngritje. Ndoshta është temperamenti im. Për momentin nuk flas as me Jasminën”, tha ajo.

Mirëpo, hatërmbetja e tyre nuk ka zgjatur shumë pasi dy vajzat janë pajtuar. Këtë e ka treguar vetë Jasmina, me anë të një videoje në rrjete sociale.

Ajo shfaqet krah Olës dhe duket se ato të dyja po kalojnë bashkë pushimet.

Shtuar 20.07.2021 11:04