Pa SMS me ngacmime sek*uale, vëllai i 14-vjeçares në Pogradec rrahu dretorin e shkollës (FOTO LAJM)

Vëllai i 14-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga drejtori i shkollës në Pogradec, të nesërmen, pasi mori vesh mesazhet në telefonin e saj, ka shkuar në shkollë dhe ka goditur me grusht drejtorin, Adriatik Haxhillari.

Një ditë më vonë, drejtori i shkollës e thirri në zyrë të vëllain dhe vetë nxënësen e kërkoi ndjesë, por çështja nuk u la me kaq. Haxhillari vijonte me ngacmimet dhe vetëm sot u vu në pranga.

Në prani të psikologes dy vajzat e mitura rrëfyen shenjat provokuese që merrnin nga drejtori gjatë orëve të mësimit dhe SMS-të me përmbajtje provokuese që u vinin gjatë orëve të natës./albeu.com/