OSBE përgëzon Ramën për fitoren: Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë!

Kryesuesja e Presidencës së OSBE-së, ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde ka përgëzuar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri.

“Urimet e mia më të ngrohta  Edi Ramës mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë të vazhdueshëm në OSBE” shkruan Linde.

Dje Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u bënë thirrje forcave politike në Shqipëri të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Borrel dhe Varhelyi bënë gjithashtu thirrje që çdo parregullsi të raportohet te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet kompetente dhe që rastet, përfshirë pretendimet për blerje vote, të hetohen. /albeu.com/


Shtuar 28.04.2021 18:04