“Ora e finales po troket”, kush do të kurorëzohet fituesi? Lori Hoxha premton emocione të mëdha

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga finalja e madhe e Big Brother Vip, Lori Hoxha ka premtuar një natë me emocione. Përmes një postimi në Instagram, Lori falenderon të gjithë banorët që iu bashkuan këtij rrugëtimi sa të vështirë dhe sfidues. Më tej ajo shkruan se Big Brother Vip 3 do të vijë së shpejti.

“Edhe dy dite na ndajne nga finalja e madhe e @bigbrotheralb_vip dhe kurorezimit te fituesit. Ky sezon ka qene po aq sfidues sa dhe i jashtezakonshem! Ekipi i Top Channel dhe unë personalisht do t’u jemi gjithmonë mirënjohës 36 njerëzve që u hodhën në këtë anije me ne dhe nuk u larguan kurrë, pavarësisht se sa i veshtire u bë deti. Megjithatë, u jam veçanërisht mirënjohëse qindra njerëzve që punuan pafund për t’u sjellë shqiptarëve një dritare hutimi nga realiteti i perditshem për mbi 4 muaj. Shijoni finalen dhe Big Brother 3 ju le takim së shpejti :)”, shkruan Lori./Albeu.com/


Shtuar 4.05.2023 13:16