Një operacion është kryer nga policia italiane në zonën mes Astit dhe Santa Vittoria d’Alba.
Mediat italiane raportojnë se nga operacioni “Bad Boy” janë arrestuar 12 persona, nën hetim janë vënë 30 dhe gjithashtu janë dhënë 9 masa të tjera sigurie.
Nga operacioni u kap 4.7 kg kokainë që i përkiste një bande shqiptarësh. Kokaina ishte futur në kavanoze dhe ishte fshehur në nëntokë, e groposur.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërsa nesër pritet një konferencë për shtyp në lidhje me operacionin./albeu.com