OKB bën bilancin: Sa ton drithë janë eksportuar nga Ukraina prej fillimit të gushtit

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë bilancin e drithit të eksportuar nga Ukraina që prej fillimit të muajit gusht.

Sipas OKB-së, prej muajit gusht janë eksportuar nga Ukraina më shumë se gjysmë milioni ton drithë.

Që kur Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB ranë dakord për të hapur rrugën e Detit të Zi në fund të korrikut, 36 kalime janë miratuar, tha OKB, duke shtuar se 21 anije u larguan nga Ukraina për në ngushticën e Bosforit dhe 15 kaluan përmes kanalit në drejtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Të martën nga port ii Odesës u nis anija e parë me grurë, e marrë me qira nga OKB, e cila destinacion ka Afrikën, ku në shumë zona uria ka ardhur në rritje edhe për shkak të bllokadës së grurit.