Numërohen 11 mijë fletë votimi: Sa vota i dhanë shqiptarët PS-së, PD-së, LSI-së dhe PSD-së

KQZ ka numëruar më shumë se 11 000 fletë votimi deri më tani duke nxjerrë rezultatet e para në rang vendi.

Mësohet se deri më tani janë numëruar 11134 fletë votimi, nga të cilat 5708 ose 51.27 për qind janë për Partinë Socialiste; 4317 ose 38.77 për qind janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 825 vota ose 7.41 për qind janë për LSI-në.

Ndërkohë, 158 vota ose 1.42 për qind në rang vendi ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.

Abcnews.al ka filluar publikimin e të dhënave live përmes platformës së saj unike.

Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme.


Shtuar 26.04.2021 01:56