Nuk u mjaftoi rritja e çmimit, urbanët e Tiranës ndërpresin punën në 1 mars: Plotësoni këto kërkesa

Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë do të ndërpresë punën në shenjë proteste duke filluar që nga data 1 mars.

Ata i kanë dërguar një peticion Ramës, Veliajt, Ballukut, Ahmetaj e Ibrahimajt me disa nga kërkesat e tyre bazike.

Shoqata kërkon që të rimbursohet TVSH-ja në shitje, të hiqet akciza dhe taksat e qarkullimit të karburantit.

“Të rimbursohet TVSH në shitje, të hiqet akciza, të hiqet taksa e qarkullimit në karburant”, janë disa nga kërkesat e tyre.

Kujtojmë se një rritje e çmimit të biletës ndodhi pak vite më parë, duke kaluar nga 30 lekë në 40 lekë./albeu.com/