Nuk u mbijetoi dot plagëve, humb jetën 26-vjeçari shqiptar që u godit me thikë në Itali

26-vjeçari shqiptar i cili u godit me thikë dje në Romë të Italisë, nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Atjon Lopci vdiq në spitalin San Camillo, pavarësisht se ishte operuar urgjentisht.

Ai u sulmua me thikë nga dy bashkëatdhetarë, dje rreth orës 13:30,

Shkak dyhsohet të jenë bërë pazaret e drogës, shkruajnë mediat italiane.

Dy autorët, të cilët akuzohen për vrasje me dashje, janë shpallur në kërkim. Policia ka arritur t’i identifikojë falë disa dëshmive. Kërkimet janë shtrirë edhe jashtë kryeqytetit./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 10:52