Nuk pajtohet me rezultatin zgjedhor, Kryemadhi nis ankimimet e para ndaj KAS

LSI ka dorëzuar sot anikimet e para për procesin e 25 Prillit, duke mos u pajtuar kështu me rezultatin e zgjedhjeve.

Ka qënë kryetarja e partisë, Monika Kryemadhi që ka publikuar ankimimin teksa shprehet se me  vigjilencë dhe qetësi,  do i shkojnë deri në fund të vërtetës.

” Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë”, shkruan Kryemadhi.

Shtuar 7.05.2021 02:05