PD zbardh skemën e blerjes së votës në Rrogozhinë, Duma: U dhanë nga 1 deri në 35 milion lekë për familje

Partia Demokratike ka zbardhur skemën e shit-blerjes së votës në Bashkinë e Rrogozhinës. Në një deklaratë për mediat, Grida Duma ka ka treguar sesi në Bashkinë e Rrogozhinës janë dhënë 1 milion deri në 35 milion lek për familje për votën.

PD ka bërë denoncime në SPAK për të gjithë të përfshirët në shit-blerjen e votës.

Deklarata e plotë:

“Përmes Këshillit Bashkiak nën kontrollin e plotë nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi, është ndryshuar kategoria e dëmit të shkaktuar nga tërmeti për 1700 familje dhe janë shtuar në skemën e zhdëmtimit edhe 961 familje që nuk ishin kategorizuar si familje të dëmtuara nga tërmeti.

Me vendimet e datave 24.03.2021 dhe 12.04.2021 Bashkia akordoi grante që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmeti dhe ka përjashtuar pothuajse familjet e fshatrave Lekaj, Sinaballaj dhe Cikallesh që jetojnë prej 2 vitesh në çadra plastmasi pasi shtëpitë e tyre u rrënuan realisht nga termeti.

Përveç granteve të paligjshme, Bashkia Rrogozhinë ka fryrë strukturën e saj në shkurt të vitit 2021 duke rritur numrin e të punësuarve nga 90 në 317, duke shtuar rreth 227 punonjës. Sipas të dhënave janë punësime të qytetarëve që nuk janë banorë të Rrogozhinës. “- tha Duma.

Ata pretendojnë se PD shpresh herë ka bërë ndnoncime në SPAK por që ende nuk është marrë një përgjigje.

“Skema kriminale e blerjes së votës nga aleanca Rama-Doshi-Rakipi ka përfshirë çdo qytet, çdo fshat, çdo lagje në të gjithë vendin.

Njësoj si kudo tjetër në Shqipëri, në Bashkinë e Rrogozhinës u zbatua skema e blerjes së votave përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar.

3 javë para ditës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votive. Përveç blerjes së votës, ditën e zgjedhjeve në Rrogozhinë u rregjistrua edhe akti kriminal i pengimit të votimit nga njerëz të lidhur me Partisë Socialiste.

Kundër këtyre dhe një ushtrie nëpunësish që shpërndanin para, ushqime dhe favore të tjera, që mblidhnin kartat e identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve të opozitës, Partia Demokratike ka bërë 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion deri më 25 prill.

Megjithëse pati 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave. “, tha Duma./albeu.com

 

Shtuar 7.05.2021 02:05