“Nuk ka sprovë që nuk kalohet me besimin te Zoti”, Basha uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetin e tj social “facebook” ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Basha shkruan se mesazhi i kësaj feste është se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besimin në Zot.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Mesazhi i Kurban Bajramit dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti.

Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, nga zemra ju uroj, Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi.

Sjelltë kjo festë sa më shumë gëzim, hare, shëndet e harmoni, për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja!

Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen! /albeu.com