Nuk ka paqe! Rama injoron Lelin në Vlorë e shkon në krah të Metës (VIDEO)

Kryeministri Rama ka qënë ditën e sotme në Vlorë ku bashkë me Presidentin Meta, kryetaren e Kuvendit Nikolla dhe Kryebashkiakut Leli morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit.

Pavarësisht rastit të rëndësishëm ku ndodheshin, kryeministri Rama nuk ka ndërmend të bëjë paqe me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli.

Në nisje të ceremonisë Rama ka injpruar haptas Lelin duke mos e përshëndetur aspak atë dhe pse ishin shumë afër njëri tjetrin.

Kjo ftohje e madhe mes kryeministrit Rama dhe Lelit ka nisur para zgjedhjeve ku kryebashkiaku refuzoi të lë bashkinë për t’u bërë pjesë e listës për kandidat për deputet.

Mos angazhimi i tij në fushatën zgjedhore u komentua keq dhe ashpër nga kryeministri Rama, I cili dhe sot e kësaj dite duket sikur nuk ka ndërmend të bëjë paqe. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.11.2021 11:23