Nuk ka dozë të tretë, EMA kundër Izraelit, Francës e Gjermanisë: Vazhdoni me vendet pa vaksina

Tre shtete kanë miratuar planet për të shpërndarë dozën e tretë të vaksinës anticovid. Por agjencia evropiane e barnave përmes një deklarate për mediat thekson se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të kaluar në këtë fazë. Përkundrazi kërkohet që injektimi të vazhdojë me përparësi në shtetet që nuk kanë vaksina të mjaftueshme

Agjencia evropiane e barnave nuk ka miratuar propozimin për injektimin e dozës së tretë të vaksinave.

Përmes një deklarate për mediat EMA ka theksuar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për një dozë shtesë për të përforcuar imunitetin anticovid.

Madje organizata botërore e shëndetësisë rekomandon që të vazhdojë puna me përparësi në shtetet që ende nuk kanë marrë dozat e mjaftueshme për të ulur përhapjen e koronavirusit.

“Aktualisht është shumë herët të konfirmojmë nëse dhe kur do të nevojitej doza përforcuese kundër COVID-19 sepse ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme nga fushatat e vaksinimit dhe nga studimet që janë duke u kryer, për të kuptuar sesa zgjat mbrojtja nga vaksinat”, – tha EMA të premten.

Vendimi vjen vetëm pak ditë nga vendimi i izraelit për të shpërndarë dozën e tretë, kjo për të parandaluar variantin delta i cili po përhapet me shpejtësi në mbarë botën

Ndërkaq dhe Gjermania dhe Franca kanë bërë të ditur se prej shtatorit do të injektojnë dozën shtesë në popullsi si masë përforcuese

Pas raportimeve se Berlini dhe Parisi zyrtar planifikojnë të administrojnë doza të treta, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se vendimet për vaksinim janë në duar të qeverive të shteteve anëtare të bllokut, por theksoi se BE-ja i inkurajon shtetet anëtare që për këtë çështje të marrin vendime që janë në përputhje me rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Barnave.


Shtuar 6.08.2021 19:38