Kane te Man City? Sulmuesi i jep fund spekullimeve një herë e mirë (FOTO LAJM)

Pas një jave të polemikave të mëdha për faktin se nuk u bashkua me Tottenham në qendrën sportive për stërvitje, Harry Kane, në rrjetet sociale, donte t’u dërgonte një letër tifozëve të Spurs, duke shpjeguar arsyet e mungesës së tij:

“Kanë kaluar gati 10 vite që kur kam debutuar me Spurs. Në çdo prej atyre viteve, ju tifozët më keni treguar mbështetje dhe shume dashuri.

Kjo është arsyeja pse më dhemb të lexoj disa komente që janë bërë këtë javë, që vënë në dyshim profesionalizmin tim.

Ndërkohë që nuk dua të hyj te specifikat e situatës aktuale, dua të qartësoj se kurrë nuk kam refuzuar të stërvitem. Unë do të kthehem në klub nesër, sikurse ishte planifikuar.

Unë nuk do të bëja asgjë për të rrezikuar marrëdhënien që kam me tifozët, të cilët më kanë dhënë mbështetje të palëkundur gjatë gjithë kohës që jam pjesë e Tottenham. Kjo ka qenë gjithmonë njëlloj, sikurse sot”, shkruan Kane.


Shtuar 6.08.2021 19:22