Nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, shqiptarët në Itali përfshihen në aksident! Vdes njëri prej tyre

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku dy shtetas shqiptarë u përfshinë në një aksident rrugor.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi në provincën e Caserta. Gjithçka ndodhi kur policia italiane bëri shenjë që mjeti të ndalonte për kontroll, por shoferi nuk iu bind urdhrit dhe i dha më shumë gaz makinës, ndërsa kjo e fundit humbi kontrollin.

Mediat italiane raportojnë se për pasojë nga aksidenti ndërroi jetë 31-vjeçari shqiptar, ndërkohë që bashkëkombësi i tij, një 26-vjeçar tentoi të arratisej, por u arrestua pak çaste më vonë.

Si nisi ndjekja e makinës

‘La Stampa’ shkruan se ndjekja nisi kur dy personat në bordin e makinës parakaluan atë të karabinerisë, e cila po vazhdonte në të njëjtin drejtim si ata, në një pjesë ku parakalimi është i ndaluar.

Dy shqiptarët nuk e ndalën makinën pavarësisht raportimeve të karabinierëve, duke rritur edhe më shumë shpejtësinë. Por siç duket shoferi nuk e kishte parashikuar një kthesë të fortë duke bërë që mjeti të dalë nga rruga. Po ashtu ka dyshime se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, udhëtonin në një automjet të vjedhur.

Shtuar 7.06.2022 19:14