Blerja e energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) u bë temë debati mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.
Gjatë shqyrtimit të Raportit Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2025, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, pyeti anëtarët e Bordit të ZRRE-së nëse KEK-u blen energji elektrike. Ai përmendi deklarimet publike të përfaqësuesve të pushtetit se KEK-u nuk blen rrymë, duke thënë se këtë e kanë pohuar disa deputetë, si dhe ministri e ministrja.
Të lidhura
None found
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, reagoi duke thënë se ata kanë deklaruar që KEK-u blen energji elektrike, por në sasi të vogla. Pas ndërhyrjes së tij, debati mes deputetëve vazhdoi dhe në të u përfshi edhe deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, i cili kundërshtoi Sadikun.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Driton Gojani, sqaroi se KEK-u përcakton çdo ditë sasinë e energjisë që ka në dispozicion. Sipas tij, nëse prodhimi bie, KEK-u ka detyrimin të sigurojë energjinë për sasinë e nominuar, por kjo ndodh për disa orë.
Gojani po vazhdon raportimin në Komisionin për Ekonomi.






