Iu bë makth policëve italianë, shqiptari arratiset 5 herë brenda 8-muajve nga shtëpia

Një shqiptar ka ikur 5 herë në 8muaj nga vendi ku duhet që të vuante dënimin. 32-vjeçari shqiptar, i identifikuar me inicialet L.D., ishte lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” në pritje të gjykimit të tij, por ka tentuar arratisjen disa herë, duke vendosur dhe rekord.

Mund të tingëllojë e pabesueshme nëse nuk do të ishte e vërtetë. Sipas mediave italiane, shqiptari nuk mund të pranonte dënimin që i është dhënë nga gjyqtari.

Gjithsej 32-vjeçari u arratis më 5 tetor 2021; 2 dhjetor; 9 janar dhe 24 maj. Kjo e 6 qershorit ishte hera e pestë. Tashmë gjyqtari duhet të mendojë një tjetër masë sigurie, për të mbajtur nën kontroll shqiptarin./albeu.com