Nuk e la të votonte familjarisht, qytetari konfrontohet fizikisht me vëzhguesin e PD

Një tjetër incident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi.

Mësohet se një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së çka ka sjellë edhe tensionim të situatës.

Ata janë konfrontuar fizikisht, ndërsa votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit.

Ky është rasti i tretë i një incidenti të ndodhur në të gjithë vendin. Dy rastet e mëparshme janë regjistruar një një Tiranë, ku një qytetar u kap duke fotografuar votën në shkollën “Andon Zako Çajupi” dhe më pas është arrestuar nga policia.

Po ashtu një tjetër rast është regjistruar në Vlorë, ku sërish një qytetar ka tentuar të fotografojë votën, por është ndaluar nga komisionerët.


Shtuar 25.04.2021 12:15