Nuk bie numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 107 raste të reja me Covid-19 dhe fatmirësisht asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082. Në total numri i rasteve aktive është 740.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës. Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 5.01.2022 15:08