Sa herë në ditë është normale të urinosh

Ka ditë kur ju shkohet kushedi për të satën herë në banjo, ashtu siç janë edhe ato ditët kur për orë e orë të tëra mund të qëndroni pa e shkelur derën e tualetit.

Tani, sa herë duhet të urinojmë për ta konsideruar veten të shëndetshëm? A duhet të shqetësohemi nëse nisim të urinojmë më shumë apo më pak? “Ajo që konsiderohet si normale varet nga një person te tjetri” shprehet Keri Peterson, mjek në New York. Sipas statistikave, njerëzit shkojnë mesatarisht në banjo gjashtë deri në shtatë herë.

Urinimi shkaktohet edhe nga shumë faktorë të jashtëm si: konsumimi i lëngjeve, përmasat e fshikëzës, kafeina apo duhani. Po kështu ndikon edhe djersitja, sa më shumë të djersini aq më pak do urinoni.

Po mirë, si ta dimë nëse po urinojmë më shumë apo më pak se normalja?

Më shumë se sa shpesh apo rrallë, e rëndësishme është mënyra e urinimit, ajo po që tregon shumë. Në rast se shkoni shumë herë në banjo por urinoni pak, kjo do të thotë se keni një fshikëz tepër aktive dhe mund ta stabilizoni përmes ushtrimeve kegel apo duke ndryshuar dietën dhe mjekimin (ju ndihmon mjeku për këtë).

Pra, duhet të shqetësohem për urinën time të shpeshtë ose të rrallë?

Nëse po urinoni më shumë se zakonisht dhe keni dhimbje ose djegie mund të vuani nga një infeksion urinar, i cili është tepër i zakonshëm te gratë e reja. Duhet të bëni një kontroll! Takimi me mjekun është i domosdoshëm edhe në rast kur frekuenca e të urinuarit ka ndryshuar krejt papritur, shfaqen shenja gjaku ose ju vjen për të urinuar dy ose tre herë gjatë natës.

Edhe diçka për ju që e mbani urinën– mos e bëni më kurrë! Mbatja e saj rrit rrezikun për infeksion pasi urina përmban shumë baktere që shumohen në fshikëz me kalimin e kohës. Ndërkohë natën funksionon ndryshe, ku ekzistenca e një hormoni mundëson mbylljen e veshkave gjatë kohës që flemë./ Women’s Health


Shtuar 5.01.2022 14:59