Nora Gjakova e jashtëzakonshme, i siguron Kosovës medaljen e dytë të artë në “Tokio 2020”

Kosova ka marrë edhe medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Është xhudistja Nora Gjakova që sot ka arritur suksesin duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë.

Kujtojmë se, të shtunën, në ditën e parë të Lojërave në Tokio, titull olimpik ka fituar Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë.

Tani Kosova ka tre medalje të arta olimpike, falë ekipit të xhudos, pasi edhe Majlinda Kelmendi ka fituar të artën në kategorinë deri 52 kilogramë në Rio 2016./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 12:14