Njihuni me Adelën, parukieria që bën tapet me flokët e klientëve (VIDEO)

Adela ka një sallon bukurie në Uells, megjithatë me anë të kësaj parukerie ajo ka shkuar përtej. E reja merr flokët e klientëve të saj  dhe i përpunon duke bërë një tapet. Mund t’ju duket e çuditshme, por po ndodh.

E dini se për çfarë i përdor? Për të luftuar derdhjen e naftës.

“Këto janë flokë njeriu dhe mund të bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Merr një tapet me flokë njeriu dhe mund të thithin naftë”, tregon ajo.

Mirëpo, jo çdo lloj floku mund të përdoret. Ai që është i dekoloruar nuk mund të ripërdoret. Për më tepër, BBC e ilustron me anë të videos se si përdoret ky tapet me fuqi të ‘jashtëzakonshme’./albeu.com