Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend.
Sipas MSH gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 qytetarë me koronavirus. Fatkeqësisht një qytetar 67 vjeç, nga Saranda ka humbur jetën.
Raste pozitive janë shënua në këto bashki:
5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë.
Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.
Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 18 Mars 2023)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 303
Testime totale 2,045,552
Raste pozitive 333,716
Raste të shëruara 329,961
Raste Aktive 154
Humbje jete 3,601
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 136
Berat. 7
Fier 5
Vlorë 3
Durrës. 2
Shkodër. 1/Albeu.com/