Një humbje jete dhe 21 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 21 raste të reja me Covid-19 dhe një humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashtu 16 qytetarë janë shëruar.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës. Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim. /albeu.com


Shtuar 3.11.2021 15:02