Një nga 10 më të kërkuarit prej 27 vitesh, arrestohet në Brazil shefi i mafias “Ndrangheta”

Shefi i Ndrangheta-s, Rocco Morabito u arrestua në Brazil pas 27 vitesh i shpallur në kërkim. Morabito u arrestua gjatë një operacioni të përbashkët nga karabinierët e Ros dhe Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, me bashkëpunimin e DEA, FBI dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

Morabito, ishte në kërkim që nga viti 1994. Ai ishte në listën e 10 të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane.

Shefi i Ndragehetas ishte arrestuar në vitin 2017 në Uruguaj, pas 23 vitesh në arrati, por dy vite më vonë arriti që të arratisej nga burgu i Montevideo ku po priste ekstradimin në Itali.

Rocco Morabito u arrestua në një hotel në Joao Pessoa, kryeqyteti i shtetit të Paraiba, së bashku me dy të huaj të tjerë, sipas ministrit brazilian të Drejtësisë, Anderson Torres.

Shtuar 25.05.2021 08:39