Negociatat për të ardhmen, Conte nuk shfaqet: Shtyhet takimi me Zhang

Trajneri Antonio Conte ishte paraparë të takohej me presidentin e Interit, Steven Zhang, mirëpo takimi do ndodh në ditët në vijim.

 

Inter fitoi titullin në Seria A pas 11 viteve, derisa është edicioni i dytë që Conte është në krye.

Kontrata e teknikut italian skadon në vitin 2022, por sipas mediave italiane, ai mund të largohet këtë verë nëse drejtuesit nuk i garantojnë të ardhmen.

Sipas Sky Sports, takimi pritej të ndodhte sonte (e hënë), por Conte nuk u shfaq në takim.

Conte dëshiron të vazhdojë me Interin, por mendon se top lojtarët nuk duhet të largohen.

Ndërkohë, pos qëndrimit të yjeve kryesorë, Conte dëshiron edhe përforcime në verë, kusht që ndoshta drejtuesit nuk do munden t’ia plotësojnë./


Shtuar 25.05.2021 08:55

Tags: , ,