Nisuni për plazh! Edhe nesër, Shqipëria do të jetë nën pushtetin e të nxehtit afrikan

Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë, paralajmërojnë sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Kështu moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë mesditës si dhe prani të grimcave të pluhurit e rërës në lartësi.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë me tendencë forcimi deri mesatare përgjatë bregdetit pasdite e në mbrëmje.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta në:

zonat malore 18°C deri në 36°C
zonat e ulëta 21°C deri në 40°C
zonat bregdetare 24°C deri në 38°C

 

Shtuar 3.08.2021 13:39