Ngrënia e darkës pas orës 19:00 rrit rrezikun e kësaj sëmundjeje

Sipas studimeve, ngrënia e darkës pas orës 19:00, rrit rrezikun e atakëve kardiakë.

Ekspertët thonë se ngrënia e darkës dy orë para gjumit e vë trupin në “një rrezik të madh”, sepse presioni arterios gjatë natës nuk bie në nivelet e duhura, duke rritur kështu rrezikun për zemrën. Ata këshillojnë të rriturit të hanë darkë para orës 7:00 pasdite, për t’i lënë trupit kohë për të tretur ushqimin e për t’u qetësuar. Gjithashtu paralajmërojnë se të ngrënët më vonë mund të jetë më e rrezikshme se një regjim ushqimor me shumë kripë, sipas Daily Telegraph.

Një grup kardiologësh në një universitet në Turqi morën në studim më shumë se 700 burra e gra me presion të lartë gjaku, për të parë se si oraret e të ngrënit dhe llojet e regjimit ushqimor ndikojnë te shëndeti.

U vu re se ngrënia e darkës në orare të vona ka një ndikim shumë më domethënës në nivelet e presionit të gjakut. Presioni i gjakut duhet të ulet 10% (gjatë natës) por në 25% të atyre që kishin ngrënë darkë dy orë para se të flinin, nivelet e presionit të gjakut nuk u ulën mjaftueshëm në krahasim me 14.2% të tjerë që kishin ngrënë darkë më parë.

Të ngrënët vonë po ashtu nxit prodhimin e hormoneve të stresit, si p.sh. adrenalina dhe mund të ndikojë në ritmin cirkadian (ritëm biologjik, që ndryshon sipas një cikli 24 orësh) – thotë Telegraph.

Dr. Ebru Ozpelit, profesor i asociuar i kardiologjisë në Dokuz Eylul University në Izmir, thotë se jeta moderne dhe gjëra të tilla si ndriçimi artificial, bëjnë që njerëzit të hanë në orare gjithmonë e më të vona e të kenë zakone të të ngrënit të gabuara.


Shtuar 6.10.2022 23:17