Ngarkesa gjigande, gjenden 500 kilogramë kokainë në kontenierët me kafe

Një sasi prej 500 kilogramë kokainë është gjetur në kontenierët me kafe në Zvicër.

Lajmin e bëri të ditur vetë Policia e Zvicrës, e cila tha se ngarkesa me drogë ishte dërguar për kompaninë Nespresso.

Punonjësit në fabrikën që ndodhet në Romont lajmëruan menjëherë autoritetet sapo pikasën pluhurin e bardhë që ishte fshehur në thasët më kafe.

Pas kontrolleve, policia zbuloi dhe më shumë drogë që ishte ndarë në 5 kontejnerë të tjerë. Sipas burimeve lënda narkotike dyshohet se vinte nga Brazili.

Kompania Nespesso doli menjëherë në një deklaratë për shtyp ku siguroi të gjithë klientët e saj se të gjitha kapsulat e kafesë janë të sigurta dhe nuk janë kontaminuar nga droga.

Policia bën me dije se droga e sekuestruar ishte 80% e pastër dhe se nëse do të dilte në treg do të arrinte një vlerë prej 53 milionë eurosh.


Shtuar 6.05.2022 08:30