Nga mungesa në tepricë: Si përfundoi Evropa duke eksportuar qymyr

Tregtarët e qymyrit që kishin blerë tonë të tërë për të përballuar krizën energjetike të Evropës po përpiqen të gjejnë blerës përpara se minerali të bëhet i pavlefshëm.

Ndërsa shqetësimet për mungesën e energjisë u zhdukën për shkak të dimrit më të butë se sa pritej, qymyri i importuar tashmë është shtyrë në tregje si Maroku, Senegali dhe Guatemala.

Në total, 1.12 milion ton qymyr janë eksportuar nga portet evropiane, duke përfshirë një ngarkesë prej 145,000 ton qymyr në Indi prillin e kaluar. Anijet më të vogla kanë marrë rrugë që dikur mendoheshin të pamundura.

“Ky qymyr nuk është përdorur për rreth një vit dhe kostoja e ruajtjes është e lartë,” tha analisti i Perret Associates, Guillaume Perret.

Sipas Bloomberg, kur karboni mbetet i palëvizshëm jashtë për shumë muaj, ai përfundon duke u bërë i padobishëm./Albeu.com.


Shtuar 2.06.2023 08:23

Tags: ,