Nga kurora e bukurisë tek dasma me vëllain e Bebe Rexhës, Dorina Papraniku rrëfen detaje ekskluzive (FOTO LAJM)

Sot në “Abc e Pasdites” u njohëm me Dorina Papranikun, 19 vjeçaren shqiptare e cila ka përfaqësuar veten në “Miss New York USA 2021”. Në programin nga Ermal Peçi, bukuroshja shqiptare nuk ngurroi të ishte transparente mbi të gjitha aspektet e jetës së saj. E rritur nga një familje shqiptare me origjinë dibrane në mes të Neë York-ut, modelja shprehu se prindërit fillimisht ishin skeptik për vendimarrjen e saj por më tej u treguan tejet suportues.

Ndër të tjera Dorina shprehu se është shumë e lumtur që mundet të shfaq rrënjët e saj shqiptare nëpër kompeticionet më të mëdha të bukurisë, duke cilësuar se plani e së ardhmes është “Miss Universe”. Më pas ndaloi edhe në çështjet më personale të jetës së saj. E lakuar nga portalet si ‘kunata e Bebe Rexhës’, teksa u pyet nga moderatori Ermal Peçi mbi vërtetësinë e këtyre lajmeve, ajo pohoi se prej kohësh është në një lidhje me vëllain e këngëtares, Florent Rexha.

Pyetjes nëse Florenti xhelozonte apo nuk dakordonte me pjesëmarrjen e Dorinës në kompeticione bukurie, kjo e fundit u përgjigj negativisht, duke shtjelluar se ai tashmë është kthyer në mbështetjen e saj më të madhe. A do të ketë një dasëm? Sipas Dorinës, ky është një plan për një të ardhme të largët, por nuk e mohoj faktin se do të martohet me Florentin.

‘Na pëlqen dasma tradicionale, jemi familje të mëdha. Duhet të presim pak’, shtoi ajo. Për këto edhe më tepër detaje, ju ftojmë të ndiqni videon në kanalin e YouTube/albeu.com


Shtuar 8.09.2021 19:07