Nga dhuna tek dëmtimi i panelit diellor të fqinjit, bien në pranga 6 shtetas në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale  nga dhuna në familje tek drejtimi i mjetit në gjendje të duhur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim I. J., 25 vjeç(i kapur nga sherbimet e Qarkullimit Rrugor) dhe shpallën në kërkim shtetasit Rr. J, 26 vjeç, A. S., 30 vjeç dhe A. S., 26 vjeç, pasi me datë 21.09.2021, në bulevardin ‘Gjergj Fishta”, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasit A. Sh, 48 vjeç dhe A. Sh., 42 vjeç.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 48 vjeç, pasi ka dëmtuar panelin diellor që shtetasi E. Sh, kishte vendosur në tarracën e pallatit ku banon.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. M., 38 vjeç dhe B. Ç., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
  2. M., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 23.09.2021 12:36