Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të “hiqen” përpara se të përfundojë lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Teheranit.
Në një intervistë për programin “60 Minutes” të CBS News, Netanyahu u shpreh se konflikti nuk mund të konsiderohet i mbyllur për sa kohë Irani vazhdon të zotërojë materiale bërthamore dhe infrastrukturë për pasurimin e uraniumit.
Të lidhura
None found
“Lufta nuk ka mbaruar, sepse ende ka material bërthamor, uranium të pasuruar, që duhet të hiqet nga Irani. Ende ka vende pasurimi që duhet të çmontohen”, tha ai.
I pyetur se si mund të realizohet largimi i uraniumit të pasuruar, Netanyahu u përgjigj shkurt: “Ju ndërhyni dhe hiqeni atë”.
Deklaratat e liderit izraelit vijnë në një moment tensionesh të larta.
