Lajm i mirë! Vladimir Putin “sheh” fundin e luftës në Ukrainë, ja kur do të takohem me Zelenskyn

Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se beson që lufta në Ukraine po shkon drejt fundit, duke sinjalizuar mundësinë e një zgjidhjeje të konfliktit që ka vazhduar prej më shumë se katër vitesh.

“Unë besoj se lufta po i afrohet fundit”, tha presidenti rus gjatë një prononcimi për gazetarët, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Të lidhura

None found

Komentet e Putinit vijnë pasi Financial Times, raportoi se liderët e European Union po përgatiten për bisedime të mundshme me Moskën.

I pyetur nëse është i gatshëm të zhvillojë dialog me europianët, Putin përmendi si figurë të preferuar ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder, i njohur për marrëdhëniet e tij të afërta me Kremlinin.

Kremlini ka argumentuar se hapi i parë drejt rifillimit të kontakteve duhet të vijë nga vendet europiane, pasi sipas Moskës ato ndërprenë komunikimin me Rusinë pas nisjes së luftës në vitin 2022.

Putin deklaroi gjithashtu se është i gatshëm të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por vetëm pasi të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme paqeje.

Presidenti rus foli edhe për propozimin e shpallur nga Donald Trump, lidhur me një shkëmbim të madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas Putinit, Moska ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga pala ukrainase.

“Pala ukrainase duhet t’i përgjigjet propozimit të bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara. Fatkeqësisht, deri më sot nuk kemi marrë asnjë propozim”, shprehet ai.


Shtuar 10.05.2026 09:18