Nëntori çon Kurtin në SHBA: Kam qenë i vetmi që mbështeta Biden pa kushte që të fitonte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë në nëntor drejt SHteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalës në Kuvend, Kurti ka deklaruar se do të shkojë në Amerikë për koordinim të brendshëm me Kosovën dhe për një sërë çështjesh me rëndësi.

“Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”,- tha Kurti.

Po ashtu Kurti thekson se Bidenin e ka mbështetur i pari paraprakisht e publikisht kur të tjerët shihnin se kush do të fitonte.

“E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini që jam kryetari i parë i një subjekti politik që e kam mbështetur paraprakisht e publikisht. Ndërkohë që ju të tjerët keni shikuar kush po fiton”, shtoi ai./albeu.com


Shtuar 20.09.2021 16:49