Në pranga pothuajse i gjithë ekipi drejtues i Komisariatit të Policisë Sarandë, arrestime të tjera gjatë mbrëmjes

Shefi i Komisariatit të Policisë në Sarandë, Gëzim Bashllari, është vënë në pranga së bashku me dy efektivë të tjerë policie, në kuadër të një operacioni që lidhet me ndërtimet pa leje në jug të vendit.

Sipas burimeve paraprake, hetimet pritet të çojnë edhe në arrestime të tjera. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka zhvilluar kontrolle dhe veprime hetimore në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, pas dyshimeve për përfshirje të punonjësve të policisë në favorizimin e ndërtimeve të paligjshme në vijën bregdetare.

Të lidhura

None found

Burime nga hetimi bëjnë me dije se fokusi kryesor është te roli që mund të kenë pasur efektivët në tolerimin e këtyre ndërtimeve në zonat turistike më të frekuentuara të jugut.


Shtuar 15.05.2026 22:12

CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetJojobet