Në Kllogjer u nderuan viktimat e Çamërisë, 82 vjet pas gjenocidit ndaj shqiptarëve çamë

Në Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Konispolit, edhe këtë 27 qershor u zhvillua ceremonia përkujtimore për 82-vjetorin e jetëve të humbura nga gjenocidi grek mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë.

Në homazhe morën pjesë qindra çamë të moshuar, të mbijetuar të luftës që në atë kohë ishin fëmijë, së bashku me nipërit e stërnipërit e tyre, si edhe kosovarë që kishin ardhur posaçërisht për këtë rast, për të nderuar familjarët e vrarë në mënyrë çnjerëzore.

Të lidhura

None found

Kryebashkiaku i Konispolit, Ergest Dule, e përshkroi Kllogjerin si një vend pelegrinazhi për shqiptarët e Çamërisë dhe u bëri thirrje të pranishmëve që me një minutë heshtje të nderonin kujtimin e viktimave.

Gjatë ceremonisë, disa prej pjesëmarrësve sollën në kujtesë të afërmit që humbën jetën gjatë eksodit të vitit 1944.

Fjalën e mori edhe një e re nga Kosova, e cila theksoi se viktimat e gjenocidit nuk duhet të përkujtohen vetëm një herë në vit.

Aktiviteti u mbyll me vendosjen e luleve dhe kurorave pranë Memorialit të Viktimave të Genocidit.


Shtuar 28.06.2026 16:57

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobet