Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda, arrestohet në Morinë shqiptari nga Kosova

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës arrestuan një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë i arrestuari është 40-vjeç, me banim në Kosovë.

Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

I arrestuari u ndalua me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana po vijon procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze.


Shtuar 8.12.2025 09:54