Në gjendje të rëndë për jetën, pasojat e post-COVID lënë në spital prej 10 ditësh kompozitorin e njohur

Kompozitori i shquar i muzikës shqiptare, artisti i madh i këngës dhe i shumë veprave muzikore të gjinive të ndryshme Limos Dizdari, prej 10 ditësh ndodhet i shtruar në një nga pavionët e spitalit të Durrësit në gjendje të rëndë për jetën.

COVID i la pasoja të rënda kompozitorit i cili ndër të tjera mësohet se ka pësuar dëmtime në mushkëri.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjete sociale ku figura të ndryshme nga politika te arti kanë bërë thirrje që Dizdari të ndihmohet. Dizdari ndodhet në gjendje të komplikuar dhe i intubuar dhe me gjithë përkujdesin e mjekëve, mbetet e rëndë gjendja shëndetësore e tij.

Në karrierën e tij të gjatë kompozitori na dhuroi këngët “Këputa një gjethe dafine”, “Udhët e atdheut më thërrasim”, “Gonxhe në pemën e lirisë” e qindra këngë të tjera apo muzikën e mrekullueshme të filmave “Rrugë të bardha”, “Mësonjëtorja”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin ‘36”, “Malet me blerim mbuluar”, “Përrallë nga e kaluara” etj, ta fitojë betejën me vdekjen!

Vepra e tij është pasuri e vyer e artit dhe kulturës së kombit.