Takimi me emisarin gjerman, Vuçiç ka një kërkesë për Kosovën

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në vizitën e parë zyrtare në Serbi përcolli mesazhin e shtetit të tij se ky rajon do të jetë një nga prioritetet e politikës së jashtme gjermane në vitet e ardhshme.

Në anën tjetër, Vuçiç u tregua shumë pro-europian, duke u zotuar para emisarit gjerman se Serbia “do të ndjekë rrugën drejt BE-së edhe më intensivisht”.

Të lidhura

None found

Në bisedën mes tyre zu vend edhe tema e Kosovës dhe dialogu i saj me Serbinë. Siç njoftoi Presidenca e Serbisë, Sarrazin dhe Vuçiq u pajtuan që bisedimi është “mënyra e vetme e drejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme”.Në këtë drejtim, Vuçiq i kërkoi Sarrazinit “mbështetje konstruktive” mbi të gjitha për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës, duke shtuar se ky asociacion “ka munguar për më shumë se nëntë vjet”.

Vuçiç vazhdoi duke thënë se Serbia i kushton një rëndësi të madhe Procesit të Berlinit, “si një forum për forcimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin e procesit të pajtimit dhe tejkalimin e problemeve të trashëguara nga e kaluara, si dhe një forum që mbështet integrimin europian të Ballkanit Perëndimor përmes projekteve dhe masave konkrete”.Por, gjithashtu, Vuçiq lavdëroi edhe nismën e Ballkanit të Hapur, për të cilën tha se “përfaqëson një tjetër qasje proaktive të Serbisë për integrimin rajonal”. Edhe këtu, Vuçiq kërkoi nga BE-ja që kjo nismë të njihet si “përpjekje”.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet