Në Francë sekuestrohen 68 kilogramë kokainë, arrestohet shtetasi i RMV-së

Një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, M.F. (44), u kap në Francë pasi në automjetin e transportit që drejtonte u gjetën dhe u sekuestruan 68 kilogramë kokainë. Operacioni u zhvillua në stacionin e pagesës “Fontaine”, si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe shkëmbimit në kohë të të dhënave operative nga Byroja e Sigurisë Publike e Ministrisë së Brendshme.

Sipas njoftimit të MPB-së së Maqedonisë, informacioni që çoi në këtë sekuestrim u sigurua nga Departamenti i Policisë Kriminale, konkretisht Njësia për Trafikimin e Drogës. Të dhënat iu përcollën autoriteteve franceze përmes Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe Europolit.

Të lidhura

None found

MPB-ja bëri të ditur se ky është operacioni i dytë i suksesshëm ndërkombëtar brenda një muaji. Në aksionin e mëparshëm, të zhvilluar në bashkëpunim me policinë greke, u sekuestruan 324 kilogramë marihuanë.


Shtuar më 26.10.2026 17:56