Ndryshime në aeroportin e Kabulit, hiqet zemra e kuqe dhe zëvendësohet emri me postera të flamurit taleban

Ka kaluar gati një javë nga fluturimi i fundit evakuues nga Kabuli në Amerikë. Dhe ashtu siç ka ndryshuar qyteti dhe vendi, ka ndryshuar edhe aeroporti i Kabulit.

Zemra në qendër të shenjës ikonike të aeroportit “I Love Kabul” është hequr, raporton korrospondenti i BBC-së Lyse Doucet.

Ndërkohë, emri i aeroportit Hamid Karzai është zëvendësuar me postëra që mbajnë flamurin taleban dhe të nënshkruar nga “Emirati Islamik i Afganistanit”.

 

 

Aeroporti ende nuk është funksional pas tërheqjes së SHBA -ve një javë më parë, megjithëse zëdhënësi i talebanëve tha sot se po punohej për të rivendosur fluturimet ndërkombëtare./albeu.com

 

 

 


Shtuar 6.09.2021 16:33