Ndodh vetëm në Shqipëri! Vendi në flakë nga zjarret, ministri i Brendshëm nis i qetë pushimet (FOTO LAJM)

Prej më shumë se dy javësh Shqipëria po vuan nga zjarret nga veriu në jug duke shkaktuar dëme të mëdha në pyje e kullota.

Ndërkohë që “lufta” vazhdon dhe aktualisht në Kukës, zjarri po rrezikon të paktën 5 banesa me 30 banorë, ministri i Brendshëm Bledar Çuçi ka nisur pushimet, 2 javore.

Sic mund t’a shihni, nëpërmjet një shkrese zyrtare, Çuçi i ka kaluar detyrën zv/ministrit Andi Mahila, duke hequr dorë nga çdo lloj detyre dhë përgjegjësie në këto ditë të vështira për vendin.

Rikujtojmë se ditën e djeshme forca ushtarake nga Kosova, zjarrëfikës bashkë me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla erdhën në ndihmë të Kukësit, ndërkohë ministri shqiptar është me pushime. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.08.2021 09:40