Ndodh në Tiranë! Qytetari parkon makinën në mes të trotuarit dhe nën tendë (VIDEO)

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është padyshim qyteti me problemin më të madh të qarkullimit dhe parkimit të makinave.

Çdo ditë, qytetarët ankohen se presin me orë trafikun e tmerrshëm për të mbërritur në punë, shkollë apo për lëvizje të ndryshme personale  dhe shoferët ankohen për vende parkimi.

Dhe pikërisht në Tiranë ku mbikqyrja e policisë Rrugore është më e larta dhe ndëshkimi është i pashmanshëm, shoferët bëjnë edhe shkeljet më të rënda.

Në videon e dërguar në redaksinë e albeu.com, të filmuar vetëm pak minuta më parë, shihet se si një makinë ka parkuar në trotuar, poshtë një tende.

Nën ritmet e muzikës, “Tirona” nga West Side Family, ku këndon dhe vetë kryeministri Rama, policët bashkiakë duket se po firmosin gjobën ndaj shoferit të kësaj makine.

Shkelje të tilla të dënueshme dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve nuk janë të pazakonta në Tiranë, ku qarkullimi dhe parkimi i mjeteve është një ferr i vërtetë. /albeu.com/


Shtuar 27.10.2021 22:44