Roma më në fund gjen fitoren, triumfon dhe Lazio (VIDEO)

Roma më në fund ka gjetur fitoren në Serie A.

Të besuarit e Jose Mourino kanë mposhtur 1-2 në transfertë Cagliarin me golat e Ibanez 71′ dhe Pellegrini 78′, ndërsa Pavoletti kishte kaluar më parë në avantazh vendasit në minutën e 51′.

Ndërkohë, Roma mban vendin e 4 me 19 pikë.

Edhe Lazio ka gjetur fitoren në shtëpi. Skuadra e Sarrit fitoi minimalisht 1-0 ndaj Fiorentinës me golin e Pedros.

Lazio renditet e gjashta me 17 pikë. /albeu.com/



Shtuar 27.10.2021 22:45