Ndërtuan pa leje në Palasë, Gjykata jep masat e sigurisë për 11 punëtorët dhe specialistët e IMT-së, investitori “i zhdukur”

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka dhënë verdiktin e saj për të përfshirët në çështjen e ndërtimeve pa leje në Palasë.

Trupa gjykuese ka vendosur masën e sigurisë për 11 punëtorë të cilët ishin punësuar për ndërtimin e 3 objekteve në Palasë, për të cilat investitori nuk kishte marrë leje.

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për shtetasit: Flamur Bega, Alvin  Sinani, Bilbil  Zhima, Murat  Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis  Shahinaj dhe Elvis Selimja.

Në kërkim mbetet investitori Vezir Gjikolaj, ndërsa vijon procedimi në gjendje të lirë për dy specialistët e IMT-së Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj.

Këtë shtetas u arrestuan të premten për ndërtim pa leje në Palasë. Seanca e sotme është drejtuar nga gjyqtari Arqile Basho.

Kujtojmë se në të gjithë vendin vijon operacioni ‘Bregdeti ynë’, për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare./albeu.com/